Zv. Ministri i Drejtësisë, Klajd Karameta mori pjesë në konferencën “Konkurrenca Ligjore – Instrumentet e Ligjit për një Evropë më Konkurruese,” e organizuar nga Presidenca Hungareze, ku theksoi rëndësinë e përmirësimit të kornizës ligjore për një konkurrencë më të fortë ekonomike në Evropë.

Eventi u përqendrua në tema kyçe si përmirësimi i ligj-bërjes, lehtësimin e rregulloreve dhe integrimin e teknologjisë ligjore (LegalTech) dhe Inteligjencës Artificiale.

Konferenca bashkoi ministra të drejtësisë nga vendet e BE-së, përfaqësues të shteteve kandidate për anëtarësim, si dhe ekspertë të fushës ligjore, përfshirë gjyqtarë të Gjykatës së Strasburgut./ata