Sot shënohet 77 vjetori i krijimit të Komandës Mbështetëse.

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se, më 14 nëntor 1947, u krijua Depo Qendrore e Intendencës, struktura e parë që shënon fillesat e asaj që sot njohim si Komanda Mbështetëse.

Që nga ajo ditë, kjo njësi ka evoluar duke u bërë një shtyllë e rëndësishme në strukturën e Forcave të Armatosura, duke siguruar mbështetje dhe logjistikë të domosdoshme për përmbushjen e misionit.

Ministria e Mbrojtjes shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë personelin ushtarak dhe civil që, përgjatë 77 viteve, kanë kontribuar me përkushtim për ngritjen, zhvillimin dhe konsolidimin e Komandës Mbështetëse në një strukturë jetike për Forcat e Armatosura./ata