Instituti i Gjeoshkencave informoi se sot priten reshje shiu mesatare dhe të dendura në disa qarqe të vendit.
Sipas IGEO reshjet mesatare do të përfshijnë qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, por lokalisht intensive në qarqet Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve.
Ndërsa në veri dhe veri-lindje të vendit, në lartësitë mbi 900 m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.
Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 17 °C, në vendet e ulëta: 9 / 14 °C, në vendet malore: 2 / 12 °C.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet për momente të shkurtra deri e fortë./ata