Vizita shtetërore e Mbretit Charles III në Francë është shtyrë, pas një kërkese të presidentit Emmanuel Macron.

 

Pallati Elysée i Francës tha se vendimi u mor për shkak të protestave të pensioneve të planifikuara të martën.

 

Udhëtimi në Paris dhe Bordeaux duhej të niste të dielën, por nuk ka ndodhur për shkak të agravimit të situatës të krijuar nga protestat.

 

Sipas Buckingham Palace vonesa kishte ndodhur për shkak të “situatës në Francë”.

 

“Madhëria e tij pret me padurim mundësinë për të vizituar Francën sa më shpejt që të vendoset data përkatëse”, tha ai.

 

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar shtoi se vendimi ishte “marrë me pëlqimin e të gjitha palëve, pasi Presidenti i Francës i kërkoi qeverisë britanike të shtynte vizitën, në mënyrë që madhëria e tij të mirëpritet në kushte që korrespondojnë me marrëdhëniet tona miqësore.

 

Sipas Ministrit të Brendshëm Gérald Darmanin gjatë protestave ishin ndezur 903 zjarre dhe është hedhur gaz lotsjellës.