Sot besimtarët myslimanë pas 30 ditëve agjërim festojnë Fitër Bajramin. Edhe këtë vit besimtarë të shumtë në Tiranë falën namazin në sheshin “Skënderbej”.

 

Në orët e para të mëngjesit besimtarët u mblodhën për të kryer ritualin fetar.

 

Fitër Bajrami finalizohet me drekën tradicionale si dhe me vizitat dhe takimet me familjarët, miqtë dhe të afërmit.