Deputeti Oerd Bylykbashi është drejtuar në SPAK për të denoncuar aplikacionin e Partisë Socialiste “Patronazhisti”.

 

Në një deklarim për mediat ai e ka cilësua këtë aplikacion kriminal sepse cenon lirinë e votës dhe që duhet ndaluar, por sikurse ka bërë të ditur kallëzimi nuk është marrë në dorëzim nga SPAK.

 

“Ne presim pa asnjë humbje kohe dhe pa burokracinë që ndeshëm sot, ku SPAK nuk pranoi ta merrte në dorëzim drejtpërdrejtë megjithatë do ta depozitojmë me postë, që askush të mos ketë asnjë alibi”, tha Bylykbashi.