25 vite burgim është dënimi i formës së prerë nga Gjykata e Apelit për Arsen Stojkun, njërin nga personat e arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali. Arsen Stojku akuzohet se ka pasur rol në vrasjen e babait dhe xhaxhait të Astmer Bilalit.

 

 

Fillimisht gjykata e Shkodrës e kishte dënuar Stojkun me 6 vite heqje lirie për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit”. Ndërsa prokuroria në pretencën e saj kishte kërkuar dënimin e tij me 35 vite burgim për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të dy personave. Arsen Stojku është personi i vetëm që ndodhet në burg për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali.

Arsen Stojku 29 u arrestua me 25 Prill të 2019-ës në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër ngjarje kjo e ndodhur me 30 mars të 2019-ës. Dy të arrestuarit akuzohen për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Brahim dhe Astrit Bilali janë vrarë me 21 plumba, brenda në banesën e tyre në Shkodër./Sh.com