Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe nëntë të zhdukur nga shpërthimi që ndodhi mbrëmë në një fabrikë çokollate në shtetin amerikan të Pensilvanisë, raportojnë agjencitë.
Shefi i policisë së distriktit West Riding, Wayne Holbin, konfirmoi se ka dy të vdekur, nëntë të zhdukur dhe disa të plagosur në shpërthimin në fabrikën RM Palmer në lagjen me të njëjtin emër.
Shpërthimi ndodhi dje rreth orës 17:00 me orën lokale (21:00 CET), dhe një ndërtesë në kompleksin e fabrikës u shkatërrua, ndërsa ndërtesa fqinje u dëmtua.
Shkaku i shpërthimit është nën hetim, tha Holdne në një konferencë për shtyp.
Ai tha se nuk kishte asnjë rrezik të mëtejshëm, por u bëri thirrje qytetarëve që të shmangin zonën brenda një rrezeje prej 100 kilometrash rreth fabrikës, e cila ndodhet në veriperëndim të Filadelfias.
Një zyrtar shëndetësor tha se tetë persona u dërguan në spitalin në Riding mbrëmë.