Numri i të vdekurve nga mbytja e një varke peshkimi, që transportonte emigrantë është rritur në 59, njoftuan autoritetet.

 

Varka, e cila kishte një numër të panjohur njerëzish në bord, u mbyt në ujërat ndërkombëtare 47 milje detare në jugperëndim të Pylos.

 

Një operacion masiv i kërkim-shpëtimit, i ngritur nga Roja Bregdetare Greke, ka shpëtuar deri më tani 104 individë – asnjëri prej të cilëve nuk ishte i veshur me jelek shpëtimi.

 

Emigrantët e tjerë të shpëtuar do të dërgohen në portin e Kalamatës, ku janë bërë përgatitjet për pritjen e tyre me asistencën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile.

 

Dy anije patrullimi dhe një varkë shpëtimi të Rojes Bregdetare, një fregatë e Marinës Greke, shtatë anije që lundronin aty pranë, një helikopter i Marinës Greke dhe një dron vazhduan kërkimin për të mbijetuarit.