PS ka zgjedhur kandidatin për kryetarin e Bashkisë së Vlorës për zgjedhjet lokale të 14 majit.

 

Mësohet se kandidati i PS për Vlorën do të jetë Ermal Dredha. Ai doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS në Vlorë zhvilluar sot. Përballë Dredhës në garë ishte edhe ish-deputeti i PS, Fate Veliaj.

 

PS pritet të zyrtarizojë sot të 61 kandidatët që do të garojnë më 14 maj për Bashkitë e vendit. Zyrtarizimi I kandidatëve do të kryhet në mbledhjen e Asamblesë së PS. Kujtojmë se 27 marsi është afati I fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ.