Gazment Bardhi deputet i PD ishte i ftuar ne emisjonin, “Kjo Javë” në News24 ku po diskutohet në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Ai deklaroi se po vijon procesi në lidhje me konsultimet për mënyrën se si do të dilet në zgjedhjet e 14 majit, ndërkohë që mbrëmjen e sotme pritet që Kryesia e PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj të dalë me një vendim në lidhje me këtë çështje.

Bardhi ka theksuar që brenda PD situata është e vështirë dhe se dy pjesët e ndara të PD e kanë të vështirë që në zgjedhjet lokale të sjellin ndryshimin që presin shqiptarët.