Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka apeluar publikisht duke kërkuar nga vajzat dhe gratë të reagojnë dhe të denoncojnë rastet e dhunës.

Në fjalën e tij në konferencën për prezantimin e Observatorit të Feminicidit, Balla theksoi se, komuniteti duhet ndërgjegjësuar për të reaguar ndaj formave të dhunës.

Balla shtoi se, Shqipëria aktualisht po përballet me raste dhune në sferën online, ndaj për këtë paralajmëroi masa konkrete për të mbrojtur këdo, i cili mund të bie pre e një rasti të tillë.

“Raportoni rastet e dhunës, mos hezitoni. Duhet të nxisim komunitetin dhe nëse përfshimë në këtë koalicion kombëtare , do të kemi shumë më shumë raste të denoncuara”, ishte apeli i ministrit Balla.

“Dua që kjo tryezë, t’i shërbejë një iniciative, që e kemi ndërmarrë, pasi u gjetëm para një fakti që një viktimë e dhunës nuk ia doli dot dhe u vra, kemi menduar një ligj”, tha ai.

“Ne kemi një situatë, që pjesën, gjithë pjesën e dhunës që ndodh online e kemi të pambuluar me ligj dhe kam identifikuar disa forma të dhunës. E para është përndjekja kibernetike, nuk ekziston fare në legjislacionin tonë, ngacmimi kibernetik, gjuha e urrejtës, nxitja e dhunës, përmes urrejtjes, abuzimin me imazhin intim pa vullnetin e palës, shantazhim seksual etj.”, u shpreh Balla./ata