Vijojnë negociatat për nxjerrjen nga tregu të automjeteve që punojnë me naftë brenda vitit 2035. Nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans bëri të ditur sot se Gjermania dhe BE-ja kanë arritur një marrëveshje për përdorimin e karburanteve sintetike në një të ardhme të afërt.

 

“Po punojmë që rregullat për CO2 të miratohen për rregullimin e automjeteve të pasagjerëve sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai duke shtuar se KE do të ndjekë masat ligjore të nevojshme për të zbatuar “Recitalin 11″.

 

Nga ana tjetër, ministri gjerman i Transportit Volker Ëissing shkroi në Tëitter se është hapur rruga për regjistrimin e automjeteve me motorë me djegie të brendshme që përdorin vetëm karburante miqësore me ambientin edhe pas vitit 2035.

 

“Po sigurojmë mundësitë për Evropën që të ruhen opsionet e rëndësishme për qarkullim duke u treguar neutral ndaj klimës…”