Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamje mahnitëse nga Alpet shqiptare.

Rama shprehet se, “Alpet Shqiptare janë një destinacion i turizmit gjithëvjetor, i cili ka zënë vend në mediat më të ndjekura botërore duke tërhequr gjithnjë e më shumë turistë të huaj”.

Alpet shqiptare, me një natyrë të mahnitshme, gjithnjë e më shumë po frekuentohen nga turistë vendas e të huaj.

Alpet shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona (degë e Drinit). Ato përfshijnë pjesën veriore të vendit dhe zënë rreth 8 % të tij; kanë pozitë gjeografike tepër të izoluar, sepse rrugët që i lidhin ato me rajonet e tjera të vendit dhe trevat shqiptare jashtë kufirit, janë të pakta dhe në gjendje të keqe.

 

Tek Alpet dallohen blloqet, malësitë, kurrizet malore dhe luginat.