Dhimbjet e lindjes e kapën natën vonë, por ajo nuk ia doli të shkonte në spital. Kështu, 34-vjeçarja braziliane Barbara u detyrua të lindte në ashensorin e pallatit të saj.
Barbara Trindade Passos Casela lindi një vajzë, në këmbë, në ashensorin e shtëpisë së saj në lagjen Jardim Tropical, Cuiaba, rreth orës 02:18 të mëngjesit të së enjtes.
Lindja, e cila filloi ndërsa ajo ishte në shtëpi, zgjati dy orë dhe foshnja lindi në 37 javë e katër ditë .
E emocionuar dhe me vajzën e saj në krahë, Barbara i tha CNN se filloi të ndjente kontraktime rreth mesnatës dhe më pas thirri bashkëshortin e saj 36-vjeçar Laércio Amaro Alves për ta njoftuar. Foshnja, e cila ka lindur para kohe, është quajtur Joana Casela Amaro për nder të gjyshes së saj nga babai.
Nëna tha se lindja e fëmijës ishte planifikuar për në fund të marsit . Ajo kujton se i shoqi i telefononte fqinjës dhe nënës së saj, Deise Maria Trindade Passos, 58 vjeçe, e cila jeton disa blloqe larg shtëpisë së saj. Ka qenë nëna, infermiere, e cila ka dhënë ndihmën e parë në shtëpi dhe në ashensor.
Pasi lindi vogëlushja Joana, bashkëshorti dhe vjehrra thirrën spitalin dhe i njoftuan për lindjen .
Prindërit e rinj shkuan menjëherë në spital,ku është prerë kordoni i kërthizës dhe është hequr placenta . Vajza është e gjatë 41 cm dhe peshonte 2.165 kg. Menjëherë pas mbërritjes në spital, Barbara dhe Joana u shtruan. Pavarësisht se nëna u lirua relativisht menjëherë, foshnja kishte nevojë për kujdesje.