Një grua në Alberta të Kanadasë ka hyrë në librin e rekordeve Guiness si gruaja që ka dhuruar gjak për kohën më të gjatë.
80 vjeçarja Josephine Michaluk ka marrë certifikatën e Rekordit Botëror pasi për më shumë se 60 vite ka dhuruar “lëngun e jetës” për personat në nevojë.
Michaluk filloi të dhurojë gjak në moshën 22-vjeçare në vitin 1965 dhe që nga ajo kohë ajo ka dhuruar gjithsej 203 njësi, ku secila prej tyre është e barabartë me gjysmë litri.
Gjyshja tregon se ishte motra e saj e cila e bindi atë që të dhurojë gjak për herë të parë.
“Brenda vetes unë ndihem mirë kur dhuroj gjak. Unë mund ta ndaj gjakun tim me njerëzit që kanë nevojë për të”, tregon Josephine.
Josephine ka mundur të vazhdojë si dhuruese edhe tashmë që është 80 vjeç sepse nuk ka kufi moshe për dhënien e gjakut për sa kohë që dhuruesi është në gjendje të mirë shëndetësore. Por për t’u siguruar ajo para çdo dhurimi bën kontrolle dhe analiza.