Në Gaza, ku sulmet e Izraelit bëjnë shkatërrime ndaj të gjitha gjallesave, si njerëzve ashtu edhe kafshëve, 27-vjeçari Fadl Nebhan po përpiqet të ushqejë macet në rrugë pavarësisht pamundësive dhe të gjitha rreziqeve.

Në kampin e refugjatëve Nuseirat, i vendosur në pjesët qendrore të Rripit të Gazës nën okupimin dhe bllokimin izraelit, nën hijen e kushteve të vështira për shkak të sulmeve të vazhdueshme, macet mblidhen rreth të riut palestinez i cili del për t'i ushqyer.

Nebhan, i cili po përpiqet të sigurojë ushqim për kafshët shtëpiake, i ushqen macet me mish të konservuar të përpunuar.

Teksa i përkëdhel macet që mblidhen rreth tij, disa nga "miqtë e tij më të mirë" kërcejnë mbi supet e të riut palestinez. Nebhan e përkëdhel macen në shpatullën e tij dhe e ushqen butësisht me një copë ushqimi.

"Unë nuk dua të shoh kafshët të vdesin nga uria"

Palestinezi Nabhan për Anadolu tha se po përpiqej të ushqente macet dhe kafshët pavarësisht mungesës së ushqimit në rajon, ku edhe njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë bukë për të ngrënë.

Duke kujtuar se ai i ushqente kafshët më shumë përpara sulmeve, Nebhan tha: "Unë nuk dua të shoh kafshët të vdesin nga uria".

Duke thënë se i premtoi vetes se kafshët nuk do të ngordhnin nga uria në Gaza, i riu palestinez tha: “Ata që jetuan në kampin Nuseyrat gjatë luftës duhej të largoheshin. Por unë qëndrova me familjen time dhe i ushqeva kafshët që të mos vdisnin nga uria. Sepse nuk ka mbetur kush t'i ushqejë. Bleva mish me paratë e mia pasi pashë disa mace të ngordhura nga uria. Unë po e bëj këtë për hir të Allahut".

Duke shpjeguar se ndonjëherë shkon në Deir el-Belah për të gjetur diçka për të ngrënë për macet, Nebhan theksoi se edhe njerëzit kanë vështirësi të mëdha në gjetjen e ushqimit në kushtet aktuale dhe theksoi se sa e vështirë është të gjesh diçka për të ngrënë për kafshët.

Palestinez Nebhan tha se ai u përpoq të trajtonte macet e sëmura me mjetet e tij, pavarësisht mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve speciale mjekësore.

Duke thënë se ai ëndërron të ketë kopshtin e tij zoologjik dhe shpreson që sulmet izraelite që shkatërrojnë njerëzit dhe kafshët në Rripin e Gazës do të marrin fund, Nebhan tha: “Kafshët dhe njerëzit në Gaza po vdesin nga uria, masakrat dhe shkatërrimet e Izraelit. Kjo që shohim na bën të rritemi më herët"./aa