“Zhvillimi i armëve bërthamore ruse në Bjellorusi do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe një kërcënim për sigurinë evropiane”, ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell.
Në një postim në Twitter ai gjithashtu thotë se Bjellorusia ka ende kohë për ta ndaluar për ta ndaluar këtë veprim pasi sipas tij është zgjedhja e tyre, ndërsa shton se BE-ja është e gatshme të përgjigjet me sanksione.
Më herët, NATO e përshkroi qëndrimin e Rusisë si të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm,pasi Vladimir Putin njoftoi vendosjen e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi .
Nga ana tjetër Ukraina bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe i kërkoi Perëndimit dhe Kinës t’i japin fund “peng bërthamor” i praktikuar nga Rusia.
“NATO është në gatishmëri të lartë dhe ne po monitorojmë nga afër situatën. Ne nuk kemi parë ndonjë ndryshim në paraqitjen e arsenalit bërthamor të Rusisë që do të na çonte në ndryshimin tonë”, tha një zëdhënës i Aleancës Atlantike.