Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ka publikuar foton e një monedhe 5 lekëshe që u gjet në tokë, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në ambientet e Top Channel, ku u qëllua me armë godina e këtij televizioni dhe si pasojë humbi jetën roja i sigurisë.

 

 Përmes një statusi në rrjetet sociale, Karamuço shkruan se kjo ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal Kola, 60-vjeç.

 

 “Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal….Skam fjalë….”, shkruan Karamuço.