Rreth 107 kilogramë marijuanë është kapur dhe sekuestruar ditën e sotme në Kosovë.

 

Policia kosovare bën me dije se një kamion me targa të huaja, që drejtohej nga shtetasi serb, M.P., u ndalua në terminal doganor, ku gjatë kontrollit, në dy rezervuarët e derivateve i janë gjetur 101 paketime të plastikës me marihuanë.

 

“Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.  Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë.”- njofton policia e Kosovës.

 

Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë.