Presidenti Federal i Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen deklaroi sot se Austria ka mbështetur reformën në Drejtësi në Shqipëri dhe do të vazhdojë bashkëpunimin në forcimin e shtetit të së drejtës.

 

Pas takimit me Presidenti Bajram Begaj në konferencën e përbashkët për mediet,  Alexander Van der Bellen u shpreh se vizita e tij sot është në kuadër të një tradite shumë mirë të marrëdhënieve shumë të ngushta të Austrisë dhe Shqipërisë të cilat bazohen sidomos nga pikëpamja historike në shpalljen e Pavarësisë.

 

Ai tha se diskutuam me presidentin Begaj se si mund ta rrisim akoma më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

 

“Agjencia Austriake për Zhvillim është prej 30 vitesh aktive në Shqipëri dhe është sigurisht një mbështetës kryesor sidomos në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe aktualisht dy ministra e të dy vendeve janë duke nënshkruar një deklaratë bashkëpunimi mbi vazhdimin mbi vazhdimin e bashkëpunimit në forcimin e shteti të së drejtës. Një bashkëpunim shumë të mirë kemi edhe në fushën e arsimit. Jam shumë i nderuar që shkolla Austriake që vizitova dje në Shkodër gëzon jo vetëm në Austri pro dhe në Shqipëri një reputacion të mirë. Është një HTL me pikë të fortë informatikën dhe shkencat e komunikimit dhe s’është për tu habitur që është pranuar kjo gjë. Austria e mbështet edhe këtu Shqipërinë. Forcon ofertën me punonjës të kualifikuar që është temë në mbarë Europën”, tha ai

 

Gjithashtu ai theksoi se, për të intensifikuar më shumë marrëdhëniet jam i nderuar që do hapim forumin ekonomik.

 

“Jam i lumtur që ftesës për të ardhur në Shqipëri i janë përgjigjur 20 biznese nga Austria që të prezantojnë ekspertizën e tyre në interes të përbashkët. Austria njihet si inkurajues i madh për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Begajn e përgëzova dhe për procesin screening me BE dhe shpresojmë që të hidhen sa më shpejt hapa të mëtejshëm. Sipas metodologjisë së re të zgjerimit, fokusi është te çështjet esenciale si shteti i së drejtës, drejtësia e pavarur dhe duam të inkurajojmë Shqipërinë për të zhvilluar reformat e duhura”, tha ai.

 

Gjithashtu, ai vuri theksin te rëndësia që ka kryesia e Procesit të Berlinit nga Shqipëria këtë vit.

 

“Jemi shumë të lumtur që Shqipëria do të ketë kryesinë e Procesit të Berlinit këtë vit. Ne i urojmë palëve negociuese për një zgjidhje sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, tha Van der Bellen./ATSH