Kuvendi i Shqipërisë ka zhvilluar një seancë të posaçme, ku ka mbajtur fjalën e tij Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

 

Në nisje të fjalës së tij në foltoren e Parlamentit, Presidenti Alexander Van der Bellen foli për sulmin me armë ndaj Top Channel.

 

Teksa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e rojes së sigurisë që mbeti i vrarë, ai tha se rrethanat e ngjarjes duhet të zbardhen dhe përgjeqësit të vihen para drejtësisë.

 

“E dënoj rëndë sulmin e armatosur dje ndaj një stacioni mediatik dhe dëshiroj të ju shpreh ngushëllimet familjarëve të oficerit të sigurisë që humbi jetën. Shpresoj që rrethanat e kësaj ngjarje të tmerrshme të zbardhen dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë”, ka thënë ai.