Këtë të mërkurë është zhvilluar seanca paraprake për inceneratorin e Fierit, ku është rrëzuar kërkesa për bashkim me dosjen e inceneratorit të Elbasanit.

 

Mësohet se të pranishëm në seancë kanë qenë edhe ish-deputeti Alqi Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

 

Ndërkaq, sipas News 24,  Lefter Koka është larguar nga salla ku po zhvillohej gjyqi me ambulancë për shkak të shqetësimeve shëndetësore. Mësohet se Koka ka patur shqetësime nga zemra. Ndërkohë vazhdon gjyqi në mungesë të tij.