Banorë të Fushë-Milotit janë ngritur ditën e sotme në një protestë për mjetet e tonazhit të rënd që kalojnë në këtë zonë.

 

 

Ata shprehen se prej vitesh vijon një situatë e tille ku në aksin nacional Fushë-Milot-Shullaz kalojnë të paktën 50 kamionë në ditë duke u kthyer në problem për banoret.

 

Vete banorët shprehen se jo vetëm dëmtimi i rrugës është kthyer problem për ta, por gjithashtu pluhuri dhe zhurma në çdo orar të ditës që shkaktojnë.

 

 

Banorët kërkojnë të marrin masa të paktën për rregullimin dhe mirëmbajtjen e rrugës nga firmat që kanë lavatriçet e zhavorri në ketë zone.

 

Prej kohësh ky segment rrugor përdoret nga mjetet e tonazhit të rënd të cilët marrin inerte.

 

Ata ju kanë dhënë 10 dite afat kohor firmës për të marre masa për asfaltimin e rrugës, dhe që të ketë një orar të caktuar për kalimin e tyre.