Shërbimet e Komisariatit të Bulqizës dhe strukturat hetimore të krimeve në vëllim në DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet me shërbimin nga toka dhe me dron nga ajri, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat u godit një tjetër rast i kësaj veprimtarie kriminale, konkretisht në zonën pyjore të fshatit Tërnovë, bashkia Bulqizë, Policia asgjësoi përmes djegies, 53 bimë narkotike kanabis sativa.

 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në dosjen e procedurës në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit NZ, 62 vjeç, kryetar i fshatit Tërnovë; dhe AM, 59 vjeç, inspektori i shërbimit pyjor në këtë zonë, si dhe vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari.

 

 

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së parë të Shkallës Parë të Juridiksionit të Dibrës së Përgjithshme, për të mëtejshme.