Një marinar ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetën brenda bordit të anijes.

 

Mësohet se sipas të dhënave, anija “ATA 2” me flamur Vanuatu, ka kryer shkarkim malli në Portin e Hidrokarbureve në Porto Romano dhe është larguar rreth orës 09:30 të paradites drejt vendit të origjinës, por gjatë daljes për në ujërat territorialë, ka njoftuar se një ndër personat e ekuipazhit ka rënë në kontak me energjinë elektrike.

 

Sipas KlanNews, shtetasi gjeorgjian, me vendlindje në Batumi, i identifikuar si Anri Mikeladze, 18 vjeç, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë kohës që kanë në bord duke kryer detyrat e tij.

 

Ka qenë roja bregdetare shqiptare që ka asistuar për kthimin e anijes në Durrës.