Të paktën 37 persona humbën jetën pas një zjarri në një qendër emigracioni në qytetin kufitar verior të Meksikës, Ciudad Juarez, tha shteti Chihuahua në një deklaratë të martën.

 

Autoritetet thanë se zjarri në zyrën e Institutit Kombëtar të Emigracionit (INM) ndodhi pasi ata morën rreth 71 emigrantë nga rrugët e qytetit.

 

Shkaku i zjarrit apo kombësia e viktimave nuk janë bërë të ditura nga autoritetet.

 

CNN ka kontaktuar me autoritetet e emigracionit të Meksikës për një deklaratë, por ende nuk është zbardhur e gjithë rrjedha e ngjarjes.