Humza Yousaf i cili dje u zgjodh kryeministri i ri i Skocisë, shpërndau një fotografi duke udhëhequr namazin në familjen e tij në rezidencën zyrtare të kryeministrisë "Bute House".

 

"Unë dhe familja ime sot (28 mars) pas një votimi në Parlament po e kalojmë natën tonë të parë në 'Bute House'. Një moment i veçantë ku i paraprij familjes time në namaz pas iftarit ashtu siç është zakon", shkroi Yousaf në Twitter.

 

Në një postim tjetër, Yousaf tregoi se ka zhvilluar bisedë me kryeministrin britanik Rishi Sunak. "Kam shprehur qartazi se kërkesat demokratike të popullit dhe parlamentit skocez duhet të respektohen nga ana e Mbretërisë së Bashkur", shtoi ai.

 

Me origjinë nga Pakistani

 

Përderisa Yousaf u bë kryeministri i parë musliman i vendit pas një votimi në Parlamentin skocez më 28 mars, gjithashtu posedon titujt e deputetit më të ri dhe ministrit të parë musliman në Skoci.

 

Yousaf i cili u zgjodh lider i Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), pas dorëheqjes së kryeministres Nocila Sturgeon në shkurt, duke marrë 26.032 vota ose 52 për qind, deklaroi gjatë fushatës se do të mbrojë të drejtat e LGBT, përderisa kundërshtarët e tij ishin kundër martesës së të njëjtës gjini dhe të drejtës për abort.

 

37-vjeçari pakistanez pas njoftimit të rezultateve tha se është i vendosur t'i sjellë pavarësi Skocisë duke shtuar se "Ne jemi gjenerata që do ta mundësojmë këtë"./AA