Pas më shumë se 6 muajsh protesta e bllokim të rrugës që të lidh me aeroportin e Rinasit, banorët e fshatit Bërxullë janë zhvendosur tek zyrat e hipotekës. Ata i lënë 1 javë afat që t’i japin zgjidhje problemit të pronave. Në të kundërt paralajmërojnë se do të pengojnë punonjësit e Hipotekës të hyjnë në zyra dhe s’do të lejojnë punimet për aksin Thumanë-Kashar.

 

“Pse duhet të zvarritem prej kaq kohësh? Këta banorë vijnë për të drejtën e tyre. I bëj thirrje drejtorit të Hipotekës, nëndrejtorit dhe Dallëndyshe Bicit që të bëjnë zhbllokimin e pronave dhe t’i jepet sa më parë një zgjidhje.

Kërkojmë urgjentisht edhe nga kryeministri që atë VKM e 2016 ta zhdukë sa më parë. Kosto është dëmi psikologjik si dhe dëmi ekonomik se nuk mbjellim dot ngaqë nesër do na i prishin. Nuk na jepet asnjë përgjigje për vlerën e pronës, nuk na jepet përgjigje për akomodimin e këtyre banorëve. Protesta jonë do fillojë 24 orëshe dhe s’do e kenë shansin të hyjnë nëpër zyra. Deri të martën tjetër kanë afat.

 

“Këtu po bëhet masakër. Deputetët të bllokojnë nesër foltoren dhe të na japin zgjidhje. Ne jemi popull i thjeshtë, vëmë ultimatum me dokumentacion që të gëzojmë të drejtën tonë”, tha një tjetër banor”, thanë banorët.