Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur se ka patur takime me McGonigal. Balla në një dalje për mediat ai thotë se me të ka diskutuar dhe ka ndarë eksperienca në funksion të marrëdhënieve mes strukturave ligjzbatuese të SHBA dhe Shqipërisë.

 

Ai shprehet se ish zyrtari i FB-së  “mund të ketë takuar dhe të opozitës mos u habisini”.

 

“E para zyrtari në cilësinë e tij si zyrtar ka qenë në Shqiperi e patjetër edhe unë e kam takuar ku kemi ndarë eksperienca e kemi diskutuar në funksion të marrëdhënieve të shkëlqyera mes strukturave ligjzbatuese të SHBA dhe Shqipërisë.

Kushdo nëse të vjen një kërkesë për tu takuar me një përfaqësues të këtij niveli besoj që askush s’do t’i thoshte jo një takimi të tillë, në cilësinë e atij pozicioni zyrtar.

Kanë qenë takime të një karakteri bashkëpunimi sa kohë që ka qenë në atë detyrë se kam takuar asnjëherë pasi ka ikur nga ajo detyrë,” ka thënë Balla.