Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj së bashku me kandidatin e PD-së për kryetar të bashkisë së Tiranës Roland Bejko, këtë të dielë kanë qenë në Njësinë 9.
Teksa flasin për zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj është shprehur se demokratët kanë turp të dalin me emrin e Metës në fletën e votimit.
Ai thekson se pas 14 majit do të hapet një hapësirë e re për të ringritur më të vërtetë Partinë Demokratike, pas sipas tij nuk ka qenë kurrë e pastër dhe me ideologjinë e demokratëve.
“Kanë frikë more frikë sepse është turp. Kanë frikë të nxjerrin ermin e Ilir Metës aty. Këto janë momente historike për ne, ne kemi një test të rëndësishëm në këto 30 ditë. Nuk do ndodhë gjëma, ne duhet të dalim sa më serioz.
Pas 14 majit do të hapet një hapësirë e re, mundësi e re për të ringritur me të vërtetë PD. Siç nuk ka qenë kurrë, e pastër dhe me ideologjinë e demokratëve.”- tha Alibeaj