Kryeparlamentarja Lindita Nikolla shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish Presidentit të Bundestagut, Wolfgang Schäuble.

“Mësova  me trishtim lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish Presidentit të Bundestagut Gjerman, Wolfgang Schäuble”, u shpreh Nikolla në mesazhin e ngushëllimeve.

“Për mbi pesë dekada Schäuble i shërbeu Gjermanisë me përkushtim të lartë, si politikan, deputet, ministër dhe President i Bundestagut. Ngushëllime familjes dhe popullit gjerman”, theksoi Kryetarja e Kuvendit./ata