Deri më tani, të paktën 19.514 fëmijë janë zhvendosur ilegalisht nga Ukrainë në Rusi. Këto janë të dhënat e fundit të publikuara nga Ministria ukrainase e Riintegrimit. Të dhënat u publikuan në uebsajtin e organizatës shtetërore “Children of War”.

 

Shifrave duhet t’u shtohen edhe 4390 fëmijë të mbetur jetimë, me një prind, apo pa kujdes prindëror që, sipas të njëjtës ministri, ndodhen në zonat e pushtuara nga Rusia.

 

Deri më tani, vetëm 327 fëmijë janë rikthyer në Ukrainë.