Mbreti Charles III ka zbarkuar në Gjermani për herë të parë si monark.
Ai ishte i shoqëruar me Mbretëreshën Consort, të cilët do të qëndrojnë në Gjermani për tre ditë. Udhëtimi duhet të kishte nisur nga Franca, por për shkak të protestave mbarëkombëtare, u anulua.
Mbreti do të pritet nga presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe nga bashkëshortja e tij, Elke Budenbende.
Sipas axhendës, nesër Charles do të takojë disa refugjatë ukrainas që kanë kërkuar strehim në Gjermani nga pushtimi rus.
Ndërsa të premten, Mbreti dhe Mbretëresha do të udhëtojnë për në Hamburg, ku do të vizitojnë Memorialin e Shën Nikolait, një kishë që u dëmtua rëndë nga bombardimet aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa atje, Mbreti dhe presidenti gjerman do të vendosin kurora me lule si pjesë e një ceremonie të shkurtër përkujtimore.
Charles e vizitoi Gjermaninë për herë të fundit si Princi i Uellsit në vitin 2020 për të shënuar Ditën Kombëtare të Zisë për viktimat e luftës.