Më shumë se 175 policë u plagosën nga 13 mijë protestues të organizuar në disa qytete të Francës.

 

Protestat kanë paralizuar shërbimet kryesore në të gjithë vendin në javët e fundit, lidhur me propozimin e Macron për të rritur moshën e pensionit për shumicën e punëtorëve nga 62 në 64 vjeç, një veprim që ka shqetësuar të gjithë popullsinë.

 

Sipas Ministrisë së Brendshme Franceze më shumë se 2 milionë francezë dolën mbrëmë në sheshe për të protestuar, ndërkohë sot informon se janë plagosur 175 policë dhe janë arrestuar më shumë se 201 protestues.

 

Nga shifrat e Policisë bëhet me dije se numri i demonstruesve është më i vogël se protesta e 7 marsit, e cila kishte gati 1.3 milionë njerëz që protestuan, pjesëmarrja më e lartë për protestat kundër reformave të propozuara të pensioneve.

 

Një ekip i CNN tregon se në Paris ditën e martë, protestuesit kanë dhunuar Policinë me gurë dhe shishe, ndërsa të tjerë i vinin flakën kazanëve të plehrave.

 

Vetëm në dy javët e fundit janë shënuar qindra akte të dhunshme kundër ndërtesave publike dhe zyrave politike, si dhe mbi 2,000 incidente zjarrvënieje, sipas ministrit të Brendshëm Gérald Darmanin. Ai tha se autoritetet franceze vendosën të martën 13,000 oficerë policie të paprecedentë në të gjithë vendin, 5,500 prej tyre vetëm në kryeqytetin Paris.