Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se në sulmet e tyre kundër Rripit të Gazës deri më tani janë vrarë 400 anëtarë të Hamasit.

 

Lidhur me sulmet e Izraelit që vazhdojnë që nga dje e deri më sot, Hagari tha se "Në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës deri më tani janë vrarë 400 militantë të Hamasit".

 

Ai theksoi se numri i ushtarëve që kanë humbur jetën në sulmin e Hamasit në 24 orët e fundit është 26.

 

Hagari tha se janë në një luftë të ashpër dhe se përpara kanë ditë të vështira. Ai vuri në dukje se Izraeli brenda 24 orëve do të evakuojë plotësisht vendbanimet në zonat afër kufirit të Rripit të Gazës.

/AA