Qeveria britanike ka njoftuar se mijëra azilkërkues do të strehohen në katër baza ushtarake, duke përfshirë një në zonën elektorale të kryeministrit.

 

 

Lajmi është konfirmuar nga ministri i Emigracionit, Robert Jenrick, i cili tha se emigrantët do të akomodohen në ish-lokacionet e RAF në Essex dhe Lincolnshrire, si dhe njoftoi vende të reja në East Sussex dhe Yorkshire.

 

Zyra e Brendshme po ‘vazhdon të eksplorojë’ planet e diskutueshme për të përdorur anijet si një formë akomodimi ndërsa kërkeat për azil janë duke u përpunuar, tha Jnerick.

 

 

Ky njoftim nuk u prit mirë nga deputetët skocezë, të cilët e kundërshtuan planin.

 

Planet e reja të strehimit kanë për qëllim reduktimin re shpenzimeve. Qeveria thotë se shpenzon për akomodimin në hotel, ndërsa vepron si një pengesë për të parandaluar kalimet e Kanalit La Mansh.