Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi në një dalje për media gjatë ditës së sotme, ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të bërë nga kryeminstri Edi Rama për rritjen e pagave të punonjësve, teska jemi rreth 40 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.
Celibashi thotë se Kodi Zgjedhor parashikon ndalime për vendimmarrje të caktuara vetëm 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re. Kështu sipas tij ndalimet lidhen vetëm me rastet e zgjedhjeve të përgjithshme.
“Një gjë mund të them dhe s’kam pse ta fsheh që në përgjithësi Kodi Zgjedhor ka ndalime për vendimmarrje të caktuara të institucioneve vetëm 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re, janë disa ndalime që lidhen vetëm me rastet e zgjedhjeve të përgjithshme. Disa kufizime janë të qarta për rastet e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë”.
E përsa i përket deklaratës së kryeminstrit Rama që e cilësoi Kodin Zgjedhor ‘Kinezëri’, ai thotë se nuk ka një përgjigje për këtë.
“Në momentin që do të kemi aktin apo veprimtarinë publike do të vendosim. Kur të jetë momenti do të duhet që të disponojmë me vendimmarrjen në lidhje me atë proces që është anonçuar. Për deklaratën nuk mund të jap një përgjigje. Ne duhet ta respektojmë ligjin dhe kodin zgjedhor. Duhet të shohim si vendosim me ligjin dhe kodin zgjedhor.
Pse kodi ka parashikuar vetëm për rastin e zgjedhjeve parlamentare këtë nuk di që ta them. As deklarata e kryeministrit mbi Kodin zgjedhor nuk kam asnjë arsye për t’i komentuar. Nëse një gjë është e caktuar në ligj është ligj. Sa kohë që një rregullim është pjesë e ligjit do të jetë strikt.’- tha Celibashi.