Ish presidenti Ilir Meta ka komentuar votimet e projektligjeve të rëndësishme në seancën maratonë plenare ditën e djeshme. Duke i quajtur antikushteutese e të turpshme, Meta thotë se me legalizimin e kanabisit mjekësor, Rama i hapi rrugë bandave të trafikut të drogës. Nga ana tjetër, një kritikë e pati edhe për punësimin me detyrim të studentëve të mjekësisë, ku tha se studentët nuk janë pyetur fare.

 

“Dje në errësirë Kuvendi miratoi legalizimin e kanabisit, një ligj  i kritikuar nga të gjithë që ka dështuar edhe në vend me një shtet të së drejtës shumë më funkisonal se Shqipëria. Tepër e qartë që të gjitha raportet ndërkombëtare e nxijnë vendin tonë si një qendër të trafikut të drogës. Disa nga këto raporte, e kanë theksuar në mënyrë të qartë që sundimi i dobët i ligjit është nxitësi kryesor i fenomenit të drogës në Shqipëri.

 

 

Këto raporte tregojnë që trafikantët shqiptar luajnë një rol të rëndësishëm në trafikimin e drogës. Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishëm në SHBA, Britani e në të gjithë Evropën.

 

Dje në mesnate u mor peng nga mazhoranca diplomat e studentëve të mjekësisë në mënyrën më arrogante dhe antikushtetuese. Zëri i studentëve dhe familjarëve jo vetëm që nuk u dëgjua po u injorua duke u dëgjuar nga ministrja e tyre se vendos ministrja dhe studentët nuk pyeten. Vendimi kërkon që krizën e shëndetësisë falas dhe dështimit e kolapsit të sistemit shëndetësor t’ua hedhin në kurriz studentëve të mjekësie. Ky vendim vjen se e ka më të lehtë të shkelë Kushtetutën.”- thotë Meta.

 

Një koment e pati edhe për refuzimin e kërkesës së opozitës për mocion me debat nga mazhoranca që e cilësoi të turpshëm.

 

“Vendimi i turpshëm tjetër ishte refuzimi i mocioni me debat për çështjen e numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj, i arratisur nga vendi e cila u refuzua në mënyre antidemokratikë dhe në kundërshti me rregulloren.”- thotë Meta.