SPAK këmbëngul në fajësinë e Etleda Çiftes, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në Gjykatën e Lartë vendimin e Apelit të Posaçëm për deklarimin e pafajshëm të Çiftes.

 

Gjyqtarja e shkallës së parë të vetingut fitoi pafajësi në dy shkallët më të ulëta. Sipas SPAK, Çiftja duhet të fajësohet për “falsifikim të dokumenteve” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”.