Dy shqiptarë 40 dhe 44 vjeç janë arrestuar në Selanik.  Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, por edhe në një vend të hapur pranë njërës prej shtëpive policia greke ka gjetur dhe sekuestruar 2 kg 960 gram marijuanë, mbi 517 gram kokainë, 51.8 gram marijuanë të përpunuar, 4 peshore.

 

U gjet edhe një pistoletë e klasifikuar si armë muzeale, e çmilitarizuar, me 25 fishekë, e cila ishte vjedhur në vitin 2015 nga një rezidencë në një zonë të Selanikut si dhe 1330 euro.

U sekuestruan gjithashtu 6 celularë dhe 1 automjet.