Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të hetojë dëbimet e fëmijëve ukrainas nga Rusia. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e jashtme franceze.
Franca dhe një grup prej 45 shtetesh të OSBE-së kanë krijuar një mekanizëm të posaçëm për të inicuar shqyrtimin e akuzave specifike që lidhen me pushtimin rus të Ukrainës.Ministria tha se masa u bë “për shkak të ndikimit jashtëzakonisht serioz të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës mbi popullsinë civile ukrainase dhe në veçanti mbi fëmijët”.
I ashtuquajturi Mekanizmi i Moskës i OSBE-së ofron mundësinë e dërgimit të ekspertëve për të ndihmuar shtetet pjesëmarrëse të zbulojnë se çfarë ka ndodhur.
“Ky mision i ekspertëve të pavarur do të bazohet në përfundimet e raporteve të dy Mekanizmave të Moskës, të publikuar më 13 prill dhe 14 korrik 2022, mbi shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ligjit ndërkombëtar humanitar në Ukrainë, që solli raportin e depërtimit të dhunshëm të civilëve ukrainas nga Rusia, përfshirë fëmijët e pashoqëruar.
Misioni do të jetë përgjegjës për shqyrtimin dhe raportimin mbi… faktet dhe rrethanat që lidhen me shkeljet dhe abuzimet e mundshme të të drejtave të njeriut, si dhe rastet e mundshme të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, deklaroi Ministria e Jashtme franceze.