Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në një dalje për mediat është shprehur se ka besim se hetimet do të zbardhin ngjarjet e fundit të kronikës së zesë të ndodhura në Tiranë.
Duke sjellë në vëmendje sulmin në Top Channel dhe atë tek lokali i Fatjon Muratit ku humbi jetën banakierja, Balla iu përgjigj pyetjes së gazetarëve të cilët pyetën nëse ministri i Brendshëm Bledi Çuçi po e bën detyrën si duhet.
Balla tha se ministri e bën detyrën shumë mirë çdo ditë.
“E kam dënuar sulmin kundër TCH. Kam besim se një hetim, duke përdorur të gjtiha metodat dhe instrumentet të na çojë në identifikimin e tyre. E bën detyrën shumë mirë çdo ditë Çuçi.”- tha Balla.