Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot se draftligji “Për bastet online” do të nxirret për konsultim publik në javën e ardhshme.

 

Në konferencën për shtyp mbi treguesit ekonomik për vitin që lamë pas, Ibrahimaj bëri të ditur se ligji parashikon rihapjen e basteve sportive online sportive dhe jo hapjen e basteve nëpër pika fizike siç kanë qenë.

 

“Draftligji do të kalojë të gjitha fazat sipas parashikimeve ligjore. Do të ketë konsultim publik, tryeza konsultimi me të gjithë grupet e interesit që të arrijmë në një draft ligjor të konsoliduar dhe të kujdesemi që të parashikojë mbrojtjen sociale për ato kategori që mund të jenë të prekura nga ky ligj, që ishte arsyeja kryesore pse ne vendosëm t’i pezullojmë të gjitha lojërat e fatit me pika fizike”, tha ajo.