Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme për akuzat ndaj ish-kryetares së, LSI, Monika Kryemadhit për financime ruse.

 

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, Rama shkruan se duhen hetuar dokumentat që janë publikuar në  media ndërsa thekson se vetëm kështu drejtësia do të  provojë se nuk funksionon me dy standarde.

 

“Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…

 

Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare”, shkruan kryeministri Rama në Twitter.