Sot shënohet 14 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën më të madhe ushtarake të NATO-s.

 

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vlerëson kontributin e Shqipërisë për stabilitetin në rajon pas anëtarësimit në NATO.

 

Ai thekson se, qëndrimi përkrah vendeve të Aleancës dhe partnerit strategjik SHBA është drejtimi i duhur për një botë të sigurt.

 

“Shqipëria është e vendosur të vijojë rolin e saj si faktor stabiliteti dhe paqeje në rajon dhe më gjerë, angazhim të cilin e mori 14 vite më parë me anëtarësimin në Aleancën më të madhe ushtarake, atë të NATO-s. Të bindur se vetëm qëndrimi përkrah vendeve të Aleancës dhe partnerit strategjik SHBA është drejtimi i duhur për një Botë të sigurt”, theksoi Peleshi.

 

“Të përkushtuar plotësisht në misionet tona të përbashkëta në zonat e konfliktit, si kontributorë të denjë të kësaj familjeje të madhe”, shkroi Peleshi.