Andrea Mano ka pranuar mandatin e deputetit dhe pritet që të zëvendësojë në Kuvend Ervin Salianjin. Burime për gazetaren Esiona Konomi bëjnë me dije se Mano ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.
Tashmë pritet që KQZ të mblidhet për t’i dhënë Manos mandatin e deputetit.
Mano futet në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë në dosjen Babale. Në zgjedhjet vendore të 2021, Mano mori 5465 vota./Shqiptarja