Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Gazment Bardhi tashmë pjesë e të njëjtit grupim, ishin në Devoll dhe Korçë për takime me qytetarët në prag të protestës së thirrur nga Rithemelimi në Tiranë më 20 shkurt.

Dy ditë nga tubimi, Bardhi siguroi që ajo do të jetë paqësore.

“Ftojmë qyetarët në protestë, qyetarë paqësorë ndaj bëra apel për të marrë me vete fëmijet dhe familjarët e tyre. Protesta sigurisht është formë reagimi dhe qyetarët do shprehin reagimet e tyre ndaj qeverisë por reagimi nuk është as me porosi as skenar”, tha Bardhi.

Nga ana e tij, Noka u shpreh se Korça është harruar nga qeveria dhe është shpopulluar, ndërsa shtoi se “Korça ka nevojë për një tjetër këndvështrim, e ndryshim”.

Ndër të tjera Noka u pyet edhe për skenarët e protestës, për të cilën tha se nuk është e nevojshme sipas tij të diskutohen.

“Nuk është nevoja të diskutohet për detajet e protestës. Protesta është protestë dhe qytetarët vinë për të protestuar për asgjë tjetër”, tha Noka.

“Nuk është nevoja të diskutohet për detajet e protestës. Protesta është protestë dhe qytetarët vinë për të protestuar për asgjë tjetër”, tha Noka.

Prej muajsh tashmë, Rithemelimi dhe deputetët që mbështesin Bardhin në krye të grupit parlamentar kanë bllokuar funksionimin normal të seancave plenare të Kuvendit dhe komisioneve parlamentare./ata