Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Itali, ku një mamaja 35-vjeçare është hedhur nga ballkoni i banesës bashkë me djalin e saj 5-vjeçar.
Sipas mediave italiane bëhet me dije se 35-vjeçarja ka ndërrua jetë menjëherë, ndërsa fëmija i cili ka mbijetuar ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.
Policia informon se ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në Celano (L’Aquila), ku dyshohet se gruaja është hedhur qëllimisht nga ballkoni, me idenë për të kryer vetëvrasje.
Ndërkohë edhe pas kontrolleve të bëra në banesë, policia bën me dije se ende nuk e kanë zbuluar arsyen që ka çuar 35-vjeçaren drejt këtij akti të ndodhur mëngjesin e sotëm.