Një aksident ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Hudënisht.

 

 

Sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë 3 mjete, një prej tyre furgon, ndërsa kanë mbetur të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Sakaq, grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

Njoftimi i policisë:

 

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Më datë 01.04.2023, rreth orës 14:30, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pojskë, janë përplasur 3 automjete, konkretisht automjeti furgon tip “Benz”, me automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin A. Y. dhe automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin M. P.

 

Si pasojë e përplasjes, aktualisht janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 6 shtetas, ku 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

Grupi hetimor në vendngjarje po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.